Home ShowBiz “Pata shumë thyerje zemre…” Orinda Huta rrëfehet si kurrë më parë
“Pata shumë thyerje zemre…” Orinda Huta rrëfehet si kurrë më parë
0

“Pata shumë thyerje zemre…” Orinda Huta rrëfehet si kurrë më parë

0
0

Një nga anëtaret e jurisë në edicionin e 20-të të “Kënga Magjike” për kategorinë e artistëve të rinj është moderatorja Orinda Huta . Fillimet e saj në muzikë kanë qënë në moshë shumë të re dhe mesa duket aspak të thjeshta për të.

Në prag të prezantimit të natës së parë të festivalit, Orinda ka vendosur të flasë për herën e parë kur ajo mori pjesë në këtë festival dhe gjithë sakrificën që bëri të ndiqte pasionin për muzikën.

“Tani e di” ishte viti 2002 kur unë mora pjesë për herë të parë në ‘Kënga Magjike’. Atëherë isha vetëm 15 vjeç dhe nga momenti kur mu dha e drejta e pjesëmarrjes e deri te kjo këngë pata shumë thyerje zemre. Familja ime nuk kishte mundësi të investonte shumë në një pasion timin sepse gjithmonë me kishin rritur me idenë që muzika duhet të ishte thjesht një hobi. Megjithatë, kurrë nuk ma kishte marr mendja që do kisha një ndër këngët më të bukura të atij viti e cila dëgjohet ende sot.

Sot në ‘Kënga Magjike’ shumë të rinj prekin skenën e madhe e shumë prej tyre suksesin që ndoshta nuk e kishin menduar ndonjëherë. Emocionet bëjnë të veten, por bëni hapa të sigurtë dhe jini falenderues. Zoti gjithmonë zgjedh mënyrat e veta për të të forcuar e lumturuar dhe duhet të jemi krahëhapur ndaj bekimeve. Suksese të rinjve, por edhe këngëtarëve Big në këtë 20 – vjetor në të cilin kam kënaqësinë të jem edhe krah njerëzve brilantë Armend Rexhepagiqi, Manjola Nallbani, Arben Skenderi dhe Orgesa Zaimi” – shkruan ajo.

https://www.instagram.com/p/BrANJdPhoYG/

Link: https://www.instagram.com/p/BrANJdPhoYG/

https://www.instagram.com/p/Bq4uGVdhaoU/

Link: https://www.instagram.com/p/Bq4uGVdhaoU/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqaWUROBbso/