Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri, gushtin që shkoi u bë nënë për herë të parë me një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Jon. Djali qe si fryt i martesës së saj me biznesmenin maqedonas Serjozha Markov.
Adelina shpeshherë bën video të ndryshme live në Instagram, ku publikon momente me bashkëshortin dhe me djalin e tyre.
Së fundmi, ajo ka bërë një tjetër video live, ku ka treguar se është mbledhur bashkë me familjen për të ngrënë darkë. Ajo ka nxjerrë në video familjarët e saj dhe vogëlushin Jon, të cilin po e përkëdhelte para kamerës.
Në një moment, Adelina ka shkuar afër bashkëshortit e saj dhe e ka pyetur në shqip atë “Si je?”, ndërsa Serjozha i ka habitur të gjithë kur ia ka kthyer përgjigjen në shqip këngëtares. “Shumë mirë, valla. Pasha Zotin”, i ka thënë ai në një shqipe të pastër.
Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/
Burimi i fotos klryesore: https://www.instagram.com/p/BjuzvRsFc0J/