Home ShowBiz Kush është mbret?! Enca kapet sërisht me Noizyn
Kush është mbret?! Enca kapet sërisht me Noizyn
0

Kush është mbret?! Enca kapet sërisht me Noizyn

0
0

Që nga momeni që ata nuk janë më miq, mes Encës dhe Noizyt ka filluar një konfrontim në distancë, herë pas herë i shoqëruar edhe me ‘diss’-a kundër njëri-tjetrit.

Noizy gjatë ditës së djeshme postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilës u dërgonte mesazh kundërshtarëve të tij.

“Ndaloni Zyrih, ndaloni Rinora. Mos mfolni kurr per rekorde. Vazhdoj të jem mbreti”, ka qenë mbishkrimi që reperi i ka lënë fotos.

Edhe pse e sigurt që mesazhi nuk ishte për Encën, kjo e fundit ka reaguar përmes një statusi, ku duket sikur po e sfidon reperin më të pëlqyer shqiptar, i cili e provoi për shumë vite si këngëtare të grupit OTR. “Kurrë nuk e lëshoj fronin tim. King Enca, Bow Down”, shkruan këngëtarja përbri një fotografi të publikuar, ku Enca shfaqet në një karrige “alla fron”.

Por ajo që na bën të mendojmë se Enca e ka me Noizyn, ka lidhje me fakti se në fund të shkrimit ajo ka përmendur titullin e këngës “Bow Down”, të cilën e ka kënduar në duet me Noizyn, por që me dëshirën e këtij të fundit është fshirë nga You Tube.

auto_noizy-11544455916

Link: https://www.instagram.com/noizy/

https://www.instagram.com/p/BrNc9oDAYm-/

Link: https://www.instagram.com/p/BrNc9oDAYm-/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bl0mdkSnOiR/ / https://www.instagram.com/p/BpjxE0rA9ux/