Rina ishte një nga personazhet e ftuar në ‘Shiko kush luan’ krah shumë të personazheve të tjerë të njohur.
Dihet që ky format gjeneron shumë zhvillime si mediatike edhe në marrëdhënien mes shumë prej personazheve.
Ajo u bë pjesë e lojës ku përgjigjet e pyetjeve jepen duke gjuajtur me bojëra disa foto këngëtarësh.
Kur u pyet për personat që mendon se nuk vlejnë si këngëtarë, ajo goditi edhe Baby Gee, një tjetër repere e njohur.
Ndërkohë reperja Baby G nuk nguroi ti jap një përgjigje kolegës së saj.
Me anë të një video të publikuar në ‘Instagram’ ajo jep një mesazh të qartë për Rinën dhe krahas saj shkruan:
“Si mund të jesh edhe fanse edhe të kesh inat? Më vjen keq që e ke ulur aq poshtë ‘On Records’ asgjë më tepër! Është e gjitha dashuri nga ana ime dhe fakte. Mi sill xhinset e mia”.
Mbas kësaj deklarate në një postim tjetër në ‘Instastory’, Rina ka shkruar se për të nuk kanë rëndësi njerëzit që e urrejnë, por vetëm ata që e duan dhe puna e saj.
Ndoshta me këto fjalë Rina ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë debatit të saj me Baby Gee, megjithatë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen mes tyre do e tregojë koha.
Link: https://youtu.be/VcBP9HJX_Ks?t=99
https://www.instagram.com/p/BrLEiTVnF5c/
Link: https://www.instagram.com/p/BrLEiTVnF5c/
Link: https://www.instagram.com/balajrina/
Burimi i fotos kryesore: