Marina Vjollca nuk është shfaqur në ekran që pas përfundimit të spektaklit “C’est la Vie” vitin e shkuar. Kjo madje ka ngritur dyshimet se ajo kishte mbetur pa asnjë emision.
Por ditën e sotëm Marina ka zbuluar se do të rikthehet së shpejti në ekran, por pa dhënë detaje të tjera. Ishte gazetari i njohur ai që postoi një video në “Instastory”, ku e pyet moderatoren se kur do të kthehet në televizion dhe ajo thotë: “Shumë shpejt”.
Eraldo ka publikuar gjithashtu edhe një foto në profilin e tij në “Instagram” ku shfaqet me Marinën dhe shkruan: “Të gjitha t’mirat i ka kjo gocë”.
Ka qenë pikërisht mbishkrimi i fotos që i ka tërhequr vëmendjen motrës së Marinës, moderatores Luana Vjollca e cila ka komentuar me humor: “E mira më e madhe që ka: Më ka motër mua”.
Tashmë jemi në pritje të të rejave nga sektori profesional i Marinës.
Link: https://www.instagram.com/eraldorexho/
Link: https://www.instagram.com/p/BrVTpsFgy5-/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BQinawaA5zd/