Home ShowBiz Pas sherrit, Albërie Hadërgjonaj merr vendimin drastik ndaj Beatrixit e familjes së saj
Pas sherrit, Albërie Hadërgjonaj merr vendimin drastik ndaj Beatrixit e familjes së saj
0

Pas sherrit, Albërie Hadërgjonaj merr vendimin drastik ndaj Beatrixit e familjes së saj

0
0

Lajmi se Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj u zunë mes tyre dhe ky sherr ka prekur edhe marrëdhëniet familjare mes tyre, ka bërë shumë bujë në media.

Disa ditë më parë u zbulua se molla e sherrit është miku i Anxhelinës, grimieri Ariel, pasi Beatrixi i kishte kërkuar atij ndihmë për mundësi të reja në Los Angeles, një veprim që nuk i kishte pëlqyer Anxhelinës.

Pas këtij sherri, ato e kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami dhe madje Beatrixi shkoi deri aty sa hoqi nga ky rrjet social edhe Albërien dhe Agnesa Hadërgjonaj.

Ndërkaq, ditën e djeshme është mbajtur në Tiranë eventi kulturor “ODA”, i cili u organizua për të dytën herë në Shqipëri dhe për çudi, asnjë nga familja Ramosaj nuk ishte pjesë.

Një nga organizatoret e këtij eventi është Agnesa Hadërgjonaj, e cila mesa duket nuk i ka ftuar kushurinjtë e saj dhe tezen Antigona, ose Beatrixi, Albani dhe mamaja e tyre kanë preferuar që të mos shfaqen në publik.

Nga ana tjetër, Anxhelina, Albërija ishin të pranishme në këtë event, nga ku Albëria ka publikuar edhe video të shumta nga eventi.

 

Link: https://www.instagram.com/alberije_hadergjonaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoFLyncnD-D/ / https://www.instagram.com/p/Bowj3ccF3SS/