Home ShowBiz I riu i del kundër familjes, realizon dashurinë e tij me gruan me 2 fëmijë
I riu i del kundër familjes, realizon dashurinë e tij me gruan me 2 fëmijë
0

I riu i del kundër familjes, realizon dashurinë e tij me gruan me 2 fëmijë

0
0

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ishte Arkeli, një i ri i dashuruar me nënën e dy fëmijëve me të cilën bashkëjeton. Arkeli tregoi si u njoh me Armandën dhe e ftoi atë në studio për t’i treguar sa shumë e dashuron.

“Me Armandën jam njohur në një spital në Durrës, para disa muajsh. Unë isha atje për hallën, ndërsa ajo kishte shtruar vëllain e saj dhe ishin në të njëjtin pavion. Nëpër korridore kam parë Armandën,  ndërsa unë po kërkoja për doktorë. Kam pyetur infermieren lidhur me Armandën nëse ajo ishte e shtuar vetë, dhe infermierja më tha se ka vëllain.

Të nesërmen e takoj Armandën dhe i them se ishte vëllai, folëm pak dhe më pas ajo hyri në dhomë. Në mbrëmje ajo u largua nga spitali dhe unë vendosa ta ndiqja, e mësova shtëpinë se ku e kishte. U ktheva më pas tek halla, në spital. Të nesërmen i them që dua të pimë një kafe, tek kafja e spitalit.

U ulëm në kafe, biseduam për jetët tona. E pyeta nëse ishte beqare dhe ajo më tha që është e martuar dhe ka dy fëmijë. Duke folur më shumë ajo me tregoi se ishte e divorcuar. Më tregoi për të gjitha vuajtjet dhe bisedat me ish-burrin.  Po, ndërkohë që zemra ime më rrihte fort dhe i thashë të lutem më jep numrin të jemi miq.

Për më tej ndiqni rrëfimin e jashtëzakonshëm.

Link: https://youtu.be/xdFFWuLn0cc?t=17

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan