Home ShowBiz Nuk ndalet Noizy, rikthehet fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar, me një super-bashkëpunim
Nuk ndalet Noizy, rikthehet fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar, me një super-bashkëpunim
0

Nuk ndalet Noizy, rikthehet fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar, me një super-bashkëpunim

0
0

Noizy është pa diskutim një nga reperët më aktivë shqiptarë, i cili numëron një numër të madh hitesh, të cilat e kanë shndërruar atë në më të preferuarin e shqiptarëve, por jo vetëm, pasi ai numëron jashtëzakonisht shumë koncerte edhe jashtë vendit në Kosovë, Gjermani, Zvicër, Itali, Austri, Suedi, Maqedoni dhe Greqi.

Ai është një nga reperët më të kërkuar shqiptar dhe është rikthyer sërish fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar, këtë herë me një tjetër bashkëpunim të bujshëm.

Bëhet fjalë për reperin e njohur grek Snik, i cili është një ndër më të pëlqyeri në mesin e këngëtarëve të fqinjit tonë jugor.

Ata të dy bashkë kanë publikuar së fundmi këngën më të re të titulluar “Gango”.

Sikurse është mësuar deri tani, ka qenë pikërisht reperi grek, ai që i ka kërkuar Noizyt të bashkohen në këtë projekt.

Pas vetëm 24 orëve nga publikimi i saj, kënga “Gango”, e shoqëruar edhe me një videoklip, që shfaq jetën luksoze të dy reperëve, është pëlqyer nga publiku dhe ka koleksionuar deri tani mbi 700 mijë shikime në You Tube.

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=LI69H8ae3T8

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrR1D92gK_l/