Bashkëpunimi mes Fifit dhe MC Kreshës në “Kënga Magjike” me këngën “Psikopatja jote” mori një vëmendje shumë të madhe dhe u vlerësua shumë.
Madje shumë filluan të aludonin se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi, pasi kimia dhe shikimet e tyre gjatë performancës në skenë linin vend për dyshime.
Disa ditë më parë, Fifi dha një intervistë për “Thumb” ku u shpreh se jeta e saj private nuk i përket askujt, një deklaratë që ngjalli akoma më tepër dyshimet sepse ajo as nuk mohoi, as nuk pohoi gjë.
Ndërkaq, MC Kresha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Ndërrimi i natës”, prej nga ku i ka dhënë fund këtyre thashethemeve pasi u shpreh se momentalisht është single.
Link: https://youtu.be/ewVDgpTL514?t=37
Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqnT-8gn_nz/