Ish Miss- Shqipëria Valbona Selimallari është një ndër personazhet më të dashur për publikun. Ajo gjithnjë tërheq vëmendjen me klasin dhe bukurinë e sajnuk njeh moshë.
Sa i përket jetës së saj private Valbona mundohet të jetë gjithnjë e rezervuar, duke e mbajtur familjen dhe fëmijët jashtë vëmendjes së medias.
Mirëpo, pak orë më parë ka qenë ministrja Mirela Kumbaro, e cila ka puiblikuar një video të Valbonës dhe vajzës së saj Vivia.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, publikon videon ku ish-Miss-i shqiptar shfaqet krah së bijës Vivien, duke i lexuar librin “Një shëtitje në trupin e njeriut”.
“Faleminderit Valbonë, që beson fort se çdo çast leximi me fëmijët është më shumë sesa një faqe libri, është një themel i fortë që i japim jetës së tyre! T’u lexojmë SOT, që të lexojnë vetë NESËR”, shkruan ministrja.
Nga pamjet shihet se shtëpia e Selimllarit është e një stili klasik, me divanet dhe kolltukët të zgjedhur me shumë shije.
https://www.instagram.com/p/BrxMCVonTTb/
Link: https://www.instagram.com/p/BrxMCVonTTb/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bq8TDjngjIU/