Rrëfehet Soni Malaj: “Mund të përfaqësoja vende të tjera në Eurosong, por nuk pranova sepse…”
Pasi nuk arriti të marrë çmimin e parë në festivalin e Këngës në RTSh, ka reaguar sërisht Soni Malaj.
Në një replikë me një fanse në Instagram, Soni shprehet se keqardhja e vetme në këtë pjesë shkon për bashkëpunëtorët e saj.
Këngëtarja zbulon për herë të parë se ka marrë propozime nga shtete të tjera për t’i përfaqësuar në Eurosong, por ajo nuk ka pranuar pasi është mjaft idealiste për vendin e saj, Shqipërinë.
“Keqardhja e vetme shkon për bashkëpunëtoret e mi, të cilët insistuan fort, që unë të pranoja ofertat e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, për t’i përfaqësuar në Eurosong, të cilët kërkonin një artiste që di të përballojë shumë mirë skenën në këndim dhe performancë skenike. Unë nuk i pranova, se kam një të keqe, jam idealiste për vendin tim, por mendoj që duhet të jem më shumë realiste”, shprehet Soni.
Çmimin e parë të festivalit e rrëmbeu Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju tokës”, me të cilën do të na përfaqësojë në Eurosong.
https://www.instagram.com/p/Br2Q8diARRB/
Link: https://www.instagram.com/p/Br2Q8diARRB/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Br2Q8diARRB/