Home ShowBiz Artistja me rezidencë në Zvicer, dhuron shtëpinë për bamirësi
Artistja me rezidencë në Zvicer, dhuron shtëpinë për bamirësi
0

Artistja me rezidencë në Zvicer, dhuron shtëpinë për bamirësi

0
0

Emisioni “Shqipëtarët për shqipëtarët” është bërë frymëzim për një numër të madh njerëzish. Rastet e bëra publike në këtë format interesant, kanë prekur këdo që ka pasur rast t’i ndjekë.

Një histori shumë frymëzuese ka ndodhur së fundmi në këtë emision. Një shqiptar i Kosovës, i cili jeton dhe punon në Zvicër ka dhuruar një banesë për njerëzit në nevojë.

Ai është Betim Sulejmani, i cili me bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Pandora,  zyrtarizuan  në praninë e Elvis Naçit dhurimin e pronës së tyre të paluajtshme në Shqipëri

Betimi me origjinë nga Gjilani i Kosovës, thotë se inspirimin për të bërë këtë gjest sa human dhe të rrallë e ka marrë duke ndjekur emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

“Lumturohemi dhe ne me shqiptarët” thonë bashkëshortet Sulejmani. Për vetë noterin ky akt dhurimi është ngjarje e jashtëzakonshme pasi nuk i ka rënë rasti që të kryejë procedura të tilla më parë. “Mesazhi që jepni është hyjnor. U gjendeni pranë njerëzve të cilët nuk kanë mundësi” thotë noteri.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=_hKhzHCah8M

Burimi i fotos kryesore: ©News 24