Home ShowBiz I bëri të gjithë të dashurohen pas saj, por Krusita pranon që është në lidhje dhe…
I bëri të gjithë të dashurohen pas saj, por Krusita pranon që është në lidhje dhe…
0

I bëri të gjithë të dashurohen pas saj, por Krusita pranon që është në lidhje dhe…

0
0

“Shiko kush luan” edhe këtë herë ka dhuruar një shfaqje të papërsëritshme. Personazhet dhe moderatorja kanë qenë vërtet në kulmin e tyre dhe festa është përcjellë përmes ekranit.

Që pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike” këngëtarja bukuroshe, Krusita ka qenë kryefjalë e mediave rozë jo vetëm për talentin e saj, por edhe për jetën private. Dhe në “Shiko kush LUAN” nuk mund të mungonin pyetjet “ngacmuese” rreth kësaj teme për bukuroshen.

Në ekranin e madh, Krusitës iu shfaqën tre artistë shqiptarë: John Shahu, Kledi Bahiti dhe Ylli Limani. Mes tyre, ajo duhet të zgjidhte se më kë do të martohej, me cilin do të hante një darkë dhe kë do të eleminonte.

Për këtë të fundit, Krusita zgjodhi Ylli Limanin, ndërkohë që për të ngrënë një darkë zgjodhi Kledi Bahitin, ndërsa për t’u martuar John Shahun.

Por nuk mbaroi me kaq!

Në sfidën “Ndaje ose pije”, e gjendur përballë pyetjes “Ke pranuar që ke të dashur. Thuaje emrin e tij ose pi”, ajo zgjodhi të pinte. Në këtë mënyrë artistja pranoi që është në një romancë dashurie, por pa zbuluar personin.

Ndërkohë që ishin djemtë e ‘Threedots’ ata të cilët më shumë humor “ngacmonin” Krusitën duke u shprehur se “Pse nuk e thua është një kat më lart ai, e dimë ne se kush është”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=iSHM3M5touE

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bqc25AqHSKq/