Këngëtarja e njohur Fifi është padyshim një nga personazhet e njohur, të cilër vetvlerësimin e kanë në nivelin e duhur. Energjike, me talent dhe shumë pozitive në daljet e saj publike. Komentet negative duket se nuk mund t’i bëjnë asgjë.
Megjithatë dje përpara gjumit, Fifi ka vendosur t’i tregojë gjithë ndjekësve të saj të Instagramit se përpos komenteve dhe mesazheve negative që i vijnë kryesisht për peshën ajo ndihet shumë mirë me veten dhe është e bukur me gjithçka ka.
Fifi ka dashur në këtë mënyrë të bëjë një thirrje kundër “bulizmit” që është kaq prezent në përditshmërinë tonë dhe nuk prek vetëm personazhet e njohur por të gjithve ne. “Jam e sigurtë që sjam e vetmja që ofendohem”- tregon këngëtarja në këtë mesazh që frymëzon vërtetë.
https://www.instagram.com/p/BsWstVgnMLK/
Link: https://www.instagram.com/p/BsWstVgnMLK/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Br-8lwcHsKE/