0
0
“5 me 5” është një projekt shumë simpatik, ardhur nga zëri i një vogëlushe të talentuar, që quhet Erza Rrahmani.
Ajo ka dëshirë që të organizojë një party me DJ dhe të mbledhë gjithë shokët dhe shoqet e klasës, të cilët gjithashtu janë shumë entuziastë për këtë ide.
Erza Rrahmani jeton ne Suedi prej moshës 1 vjec e gjysmë. Eshtë nxenësja më e mirë e shkollës dhe flet shumë mirë suedishten, shqipen dhe anglishten. Si ç’do vajzë e mirë dhe nxënëse e dalluar edhe ajo meriton të argëtohet dhe të ndjekë ëndrrat e moshës. Kjo është kënga e saj e parë.
Fëmijët duan thjesht të zbaviten dhe të kenë një arsye më shumë për të festuar. Këtë arsye e sjell vogëlushja Erza me këngën “5 me 5”.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=v-AkMobgOcQ