Luan dhe Xhonatan Rrapushi në “Arapçiu lagjes”. Kur pasioni për muzikën përcillet nga brezi në brez
Pasionin e tij për muzikën Luani ja ka trasmetuar edhe djalit të tij të vogël Xhonatanit, i cili duket që do ndjeki hapat e babit të tij.
Kënga e tyre me e fundit me titullin “Arapciu lagjes” tregon që talenti është genetik.
Luani ka rrëfuar disa projekte muzikore që ka së shpejti dhe priten që edhe ato të jenë këngë po kaq ritmike sa edhe projektet e mëparshme të tij.
Me një karrierë 23 vjeçare pas krahëve, Luani ka bërë shumë albume dhe këngët e tij janë shndërruar në hite. Këtë lloj suksesi ai do ta percjellë edhe tek djali i tij, që së shpejti do e shohim në një klip tjetër me të atin.
Derisa të kemi një projekt të ri nga këngëtari i kërkuar i muzikës së Shqipërisë së Mesme Luan Rrapushi, iu sugjerojmë që të dëgjoni këngën e tij “Arapciu Lagjes”.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=CBcsoBu5Nss