Ervini bën një gjest shumë fisnik. Ja çfarë do ndodhë me shumën e fituar në “Hell’s Kitchen”
0
0
Fituesi i edicionit të parë të “Hell’ s Kitchen” Ervin Mahilaj, ka zbuluar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon se çfarë ka bërë me shumën e përfituar.
Djaloshi bujar, i ka rrëfyer moderatores së bën pjesë në një kompani që ndihmon studentët të punojnë jashtë vendit, prandaj ka vendosur që shumën e fituar ta japi si bursë për një student që nuk ka mundësi.
“Kam dëshirë që çmimin ta jap për bamirësi. Unë vet bëj pjesë në një kompani që ndihmon studentët të studiojnë jashtë vendit dhe dua ta jap si një bursë për një student që nuk e ka mundësinë për ta përballuar vet”, pohoi për herë të parë publikisht fituesi i Hell’ s Kitchen.
Link: https://youtu.be/smldYici_vE?t=235
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel