Home ShowBiz “Pinte uzo në emisioni dhe nuk shihte më numrat”, Albert Dumani nxjerr sekretet e Iva Merës
“Pinte uzo në emisioni dhe nuk shihte më numrat”, Albert Dumani nxjerr sekretet e Iva Merës
0

“Pinte uzo në emisioni dhe nuk shihte më numrat”, Albert Dumani nxjerr sekretet e Iva Merës

0
0

Iva Mera ka moderuar vite më parë në programin “Nacional Bingo” krah Albert Dumani, i cili është sot Drejtor Programacioni në Tv Klan. E ftuar sot në emisionin “Rudina”, Iva kujtoi edhe fillimet e saj si moderatore.

Gjatë emisionit ajo mori edhe një videomesazh surprizë nga Dumani, i cili zbuloi se Iva për të hequr emocionet gjatë emisionit pinte uzo. Këshillë të cilën, sipas Dumanit, ia kishte dhënë babai i saj, aktori Behar Mera.

“Sa kujtime të bukura kam me Ivën. Iva ka prezantuar për herë të parë në televizion me mua në vitin 2005. Kanë kaluar shumë vite, por Iva ka qenë një ndër partneret e mia më të mira. Unë e kam shijuar, backstage-et tona kanë qenë të papara, me shumë qejf, kemi qeshur pa fund. Mbaj mend fillimet, pas natës së parë të spektaklit Iva më thotë: Kam shumë emocione, po më del zemra vendit, si t’ia bëj?

Shkon në shtëpi dhe i thotë edhe Beharit, dhe ai i thotë pi një teke uzo dhe do të të ikin emocionet. Dhe vjen Iva dhe më thotë: Zogu e kam gjetur, sot do të jem më mirë. Kam marrë këtë… Dhe nxjerr një shishe uzo. Do pimë më tha. Dhe e vinte shishen poshtë tavolinës së prezantimit dhe kur kishte emocione e kthente. Iva ka një të mirë që është e vërtetë në ekran dhe më vjen mirë që televizioni sot ka vajza kaq të bukura dhe kaq të talentuara”, tha Berti në videomesazhin e tij.
Iva shtoi më tej se në një prej puntatave kur kishte nisur të lexonte numrin e goglave, i kishte ngatërruar ngaqë kishte pirë shumë.

“Ndoshta Berti e ka harruar, por kur erdhi momenti i goglave ku ne duhet të thonim numrat e tyre, unë nuk po shikoja më se kisha pirë shumë. Në një moment them numrin 22 dhe Berti më thotë është 12”, shtoi më tej Iva duke qeshur.

Link: https://youtu.be/tlpa9Sejv4Y?t=878

Burimi i fotos kryesore:  ©Tv Klan