“Ildën e bën të lumtur një çantë Gucci” Çfarë e ndan miqësinë mes dy moderatoreve të njohura
Ilda Bejleri dhe Elona Duro janë dy moderatore shqiptare që njihen për miqësinë që ndajnë prej kohësh. Por pavarsisht porimeve të shumta që kemi parë në rrjetet sociale ku dy bukuroshet shfaqen mjaft të afërta, gjërat nuk qenkan ashtu siç duken.
E ftuar në emisionin “Thumb”, Elona ka zbuluar se pavarsisht se rrinë gjithë kohën bashkë, ajo dhe Ilda jën krejtësisht ndryshe kur vjen puna tek shpenzimet. “Jemi edhe shumë të ndryshme edhe të njëjta. Një gjë që na bashkon është rehatia me njëra-tjetrën. Ilda është një goc shumë cool, me zemër të madhe, shumë funny.
Nëse ka një gjë që na ndan janë shpenzimet. Nëse mua nuk më bën të lumtur një çantë Gucci, Ildën e bën shumë,”- ka treguar duke qeshur Elona. Ky duket si një thumbim, ndoshta ajo miqësia e ngushtë është përçarë paksa!
Link: https://youtu.be/kWlXDcTMjXQ?t=857
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Br_DVf1h9Ja/ / https://www.instagram.com/p/Brf5p5qF3Hx/