Ema Vishi, vogëlushja që po mahnit Kosovën dhe jo vetëm. Simpatikja me synime të mëdha, një emër i ri që po vjen në botën artistike të muzikës. Një vogëlushe që ka shumë ëndrra, por ka mbështetje të madhe nga këngëtarja e mirënjohur Anduena Tahiri, drejtoreshë e “AMOL-it”. Ema është një artiste e famshme për bashkmoshatarët e saj.
“Kemi realizuar një projekt ndryshe dhe më gjigand nga të tjerët, projekt i cili do të jetë hit. Talenti i saj dhe ardhja në ‘Amol’ do të jenë suksese të pandalshme”, thotë Anduena.
Anduena është e mahnitur me talentin që ka Ema dhe me synimet për të ardhmen. Anduena i përkushtohet shumë fëmijëve që kanë talent dhe mundohet t’i përsosë deri në pikën e fundit në profesionin që kanë nisur, pra në botën artistike.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuGrH3nB20J/