Moderatorja e njohur Rozana Radi shpesh herë vihet në qendër të mediave rozë për deklaratat dhe rrëfimet e saj të sinqerta nëpër intervistat televizive. Aktorja dhe kantautorja me anë të postimeve në rrjetet sociale është mjaft interaktive më ndjekësit e saj.
Së fundmi në Instagram, Rozana ka vendosur që të t’u përgjigjet ndjekësve të saj në “Pyetje-Përgjigje”.
Dikush ka qenë i intersuar që të dijë nëse Rozana do të kishte dëshirë që të ishte prezantuese e emisionit të humorit “Portokalli”.
“E ke menduar ndonjëherë veten prezantuese të ‘Portokallisë?” ishte pyetja që i drejtoi ndjekësi, Rozanës.
Ndërkaq kjo e fundit i është përgjigjur se ka qenë më parë pjesë e Portokallisë, por është larguar pasi fryma që sillte dikush dhe energjia që jepte i prishi dëshirën për të vazhduar.
“Kur mbarova Akademinë e Arteve bëra konkursin për të qënë pjesë si aktore në ‘Portokalli’ dhe kam qënë pjesë e ‘Portokallisë’ dikur. E kam provuar atë skenë. Por siç e keni dëgjuar dhe nga aktorë të tjerë që janë larguar dhe unë pata fatin e tyre. E kam shijuar atë kohë pranë miqëve të mi aktorë por fryma që sillte dikush dhe energjia që jepte( flas për atë që punonin mbas kuintave) ma prishi atë dëshirën për të vazhduar” është shprehur Rozana Radi.
Link: https://www.instagram.com/stories/rozana_radi/
Burimi i Fotos: https://www.instagram.com/p/BujyMg9Fy7M/