Home ShowBiz “Jeta me ka mësuar…”, si rrallë herë Rozana Radi flet për të dashurin e saj
“Jeta me ka mësuar…”, si rrallë herë Rozana Radi flet për të dashurin e saj
0

“Jeta me ka mësuar…”, si rrallë herë Rozana Radi flet për të dashurin e saj

0
0

Rozana Radi është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është përfolur shumë herë edhe për jetën e saj private. Vetë Rozana Radi e ftuar në një emision ka bërë të ditur që ka 5 vite që bashkëjeton me të dashurin e saj, por ka preferuar që të mbajë larg vëmendjes së mediave.

Në një intervistë për revistën Class, këngëtarja sërish ka qendruar e vendosur për të mbajtur larg vëmendjes së publikut pasi sipas saj jeta e ka mësuar se gjërat e tyre janë vetëm të tyre.

A është partneri yt person romantik, që të surprizon me dhurata e buqeta lulesh?

Kam preferuar ta mbaj larg vëmendjes së publikut partnerin tim. Dhe më duket një gjë e pa drejtë të flas për gjërat që ai bën apo nuk bën në raport me ne. Fakti që ai ka zgjedhur një person publik si unë sigurisht nuk e bën të padukshëm, por jeta më ka mësuar se gjërat tona duhet të jenë vetëm tonat. Duhet të mjaftoheni vetëm me Rozanën në skenë, jashtë skene preferoj t’i kem dyert e mbyllura.

Sa e do partnerin tënd?

Nuk e dua dashurinë me fjalë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BujyMg9Fy7M/