Dy javë pas ndarjes nga jeta të babait, Ajola Xoxa përlot me mesazhin e saj
Dy javë pas ndarjes nga jeta të publicistit Arben Xoxa, vajza e tij Ajola Xoxa ka bërë një dedikim prekës në Instagram.
Ajo shkruan se i mungon shumë dhe se ka shumë dëshirë që ta përqafojë. Ndërkohë që jep dhe një mesazh për të gjithë fëmijët që ti duan shumë prindërit, pasi thesari i vërtetë në këtë jetë është familja.
“U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj.
Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani.
Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta.
Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër se sa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja.”– shkruan Ajola në Instagram.
Link: https://www.instagram.com/p/Bu53crPHhEEgq1N9dB0UAU2nQDR_jBuwS78YYI0/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bl_aUn7nMGhlYMVulVibKTKIhyUVpd5Sk4KTfE0/