Home Aktualitet Arrestohet aktorja e njohur, mashtroi për të regjistruar të bijën në universitet
Arrestohet aktorja e njohur, mashtroi për të regjistruar të bijën në universitet
0

Arrestohet aktorja e njohur, mashtroi për të regjistruar të bijën në universitet

0
0

Aktorja protagonsite e serialit të njohur “Shtëpiake te Dëshpëruara” Felicity Huffman është paraqitur dje në sallën gjyqësore, pasi akuzohet për një skemë mashtrimi miliona dollarëshe në Kaliforni.

Sipas mediave ndërkombëtare skema ndihmonte në mënyrë të paligjshme regjistrimin e fëmijëve të elitës në kolegjet dhe universitetet më të mira amerikane.

Së bashku me aktoren, në këtë skemë janë përfshirë shefa ekzekutive, financierë, si dhe drejtues të firmave ligjore më më zë në SHBA. Ata dyshohet se mashtruan në provimet pranuese dhe dhanë rryshfet për t’i futur të bijtë në shkollat prestigjioze si Jeil,  Stenford, apo Xhorxhtaun.

Sipas raportimeve janë gjithsej 50 të akuzuar, mes të cilëve 33 prindër, 13 trajnerë sportivë në universitete si dhe organizuestit e testeve. Të gjithë po dalin para gjykatave në Boston, Nju Jork, dhe Kënektikat.

Prindërit i kanë paguar për shtatë vjet 25 milionë dollarë një shoqate në Kaliforni, për të regjistruar në mënyrë të pamerituar fëmijët e tyre. Aktorja 56 vjeçarjaFelicity Huffman me të shoqin ka paguar 15 mijë dollarë për të bijën.

Link: https://www.vulture.com/2019/03/felicity-huffman-william-h-macy-court-college-cheating-scandal.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BupHGP6lRrm/