Home ShowBiz Era Rusi zbulon arsyen pse është ende beqare, ja si e ëndërron njeriun e jetës
Era Rusi zbulon arsyen pse është ende beqare, ja si e ëndërron njeriun e jetës
0

Era Rusi zbulon arsyen pse është ende beqare, ja si e ëndërron njeriun e jetës

0
0

Era Rusi është një nga këngëtaret më të talentuara dhe me një vokal potent dhe të spikatur. Era gjithashtu njihet dhe për çiltërsinë e saj nëpër intervista televizive, ku shpesh herë flet hapur për gjërat që mendon.

Në një intervistë për “Report Tv”, Era Rusi ka folur për jetën e saj private duke treguar se si do të dëshironte princin e saj të kaltër.

E pyetur nga gazetarja si e do Era njeriun e saj të jetës, këngëtarja është shprehur, se do dëshironte të kishte në krah një person si vetja e saj por në versionin mashkull.

Më tej ajo ka treguar dhe arsyen se pse mendon se është single, pasi sipas saj nuk do të lejonte dikë që të ndërhynte tek ajo, pasi nuk i pëlqen të nështrohet nga meshkujt.

“E dua si vetja në versionin mashkull. Unë jam një njeri që më pëlqejnë shakatë deri diku, më pëlqen të jetë shumë pasionant, më pëlqen që të kemi të njëjtat shije, që ti pëlqejë nata ashtu sikurse mua. Më pëlqen që të kërcejë ashtu si unë. Nuk e mendoj që të mos kërcejë ashtu sic unë kërcej. Gjëja e fundit që do doja ishte të ishte artist, se hyn në probleme të tjera që i kanë artistët, kush do na i mbajë kalamajtë.

Një prej arsyeve kryesore që jam single është sepse nuk mendoj që do ti lejoja dikujt të vinte dhe të ndërhynte tek unë , sepse mendoj që kam arritur të bëhem kjo që jam me punën time dhe forcat e sakrificat e mia dhe të familjes sime. Ky nënshtrimi që meshkujt shqiptarë vdesin tia bëjnë femrës nuk më pëlqen.”– u shpreh Era.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrD0yq0Fn_X/