Moderatorja simpatike Dojna Mema në një intervistë për revista “Class”, ka folur për projektet e saj në karreirën profesionale po ashtu ka ndarë detaje dhe nga jeta private.
Moderatorja e “The Voice Kidsa”, ka zbuluar gjatë intervistë dhe disa karakteristika që duhet të ketë një djalë që ti pëlqejë.
Çfarë duhet dhe nuk duhet të ketë një djalë që t’i pëlqejë Dojnës?
-Të ketë një mendje një herë, se kohët e fundit duket sikur ka rënë kërkesa në treg. Kam nevojë për dikë që më stimulon mendërisht, përpara së gjithash, por s’duhet kurrsesi të jetë i mërzitshëm -nga këta tipat që të flasin një orë për gotën gjysmë plot dhe s’të lënë ta kthesh me fund. Më pëlqejnë çunat xhentilë, romantikë dhe që të japin një sens mbrojtjeje. Gjithashtu, më pëlqen të më hapë derën e makinës dhe shishen e verës, të thonë ç’të duan feministet.
Çfarë mendon gjyshja për famën që ka tani?
-Nuk e kupton plotësisht, sepse nuk e beson që dikush mund të bëhet i famshëm nga kuzhina e shtëpisë dhe Instagrami. I bëhet zemra mal kur i lexoj mesazhe në të cilat shkruhet: “Faleminderit që ekziston, sepse më heq mallin e gjyshes sime që nuk jeton më”. Dëshiron t’i takojë një për një të gjithë ata që i shkruajnë dhe çuditet pafund kur njerëzit e njohin në rrugë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BttEX3IFMYF/