Home ShowBiz Ermali i bën pyetjen e papritur Jonida Maliqit, çfarë e shtangu këngëtaren
Ermali i bën pyetjen e papritur Jonida Maliqit, çfarë e shtangu këngëtaren
0

Ermali i bën pyetjen e papritur Jonida Maliqit, çfarë e shtangu këngëtaren

0
0

Këngëtarja Jonida Maliqi përpos vokalit të saj unik, është e njohur për stilin e veçantë gjatë daljeve në skenë.

Në prag të festivalit Evropian të Këngës, ku do të përfaqësojë Shqipërinë, këngëtarja ka dhënë një intervistë të sinqertë për moderatorin Ermal Mamaqi.

Në spotin e emisionit, Ermali ka ngacmuar këngëtaren ku i bën një pyetje në lidhje me divorcin e Jonidës.

“A është bukur kur ndahesh?”, dëgjohet të thotë Ermali, pyetje kjo e cila bëri që Jonida të shtanget për disa sekonda para se të përgjigjet, ndërkohë që nuk zbulohet më tepër nga përgjigja e saj.

Kujtojmë se Jonida i dha fund martesës së saj me ish bashkëshortin Gent Prizreni në vitin 2017, ndërkohë që çifti ka dhe një djalë.

https://www.instagram.com/p/BvEEnfflwhp/

Link: https://www.instagram.com/p/BvEEnfflwhp/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bun6lY1HgKC/