0
0
Këngëtari Drena Abazi është cilësuar shpesh nga femrat si një nga këngëtarët më tëheqës në skenën muzikore shqiptare.
Mëgjithëse nuk zbulon shumë detaje për jetën private, në një intervistë për revista “Who”, Dreni foli për planet e tij për të krijuar familje.
“Janë disa gjëra në jetë që nuk i planifikon dot. Pastaj kjo puna e martesës nuk është aq e thjeshtë sa ta shtypësh butonin dhe ja gjithçka është gati. Secili proces në jetë është më i bukur kur vjen natyrshëm, pa sforco… avash-avash”.- u shpreh Dreni.
Ndërsa pohoi se është një mashkull romantik, kur u pyet si reagon me femrat që flirtojnë me të, Dreni thotë: Mundohem të sillem shumë mirë.