Home ShowBiz Habit moderatorja, tregon si njohu bashkëshortin: Ishte i dashuri i shoqes…
Habit moderatorja, tregon si njohu bashkëshortin: Ishte i dashuri i shoqes…
0

Habit moderatorja, tregon si njohu bashkëshortin: Ishte i dashuri i shoqes…

0
0

Aulona Musta është një nga moderatoret që njihet për natyrën e saj të sinqertë dhe pa komplekse nëpër intervista televizive.

E ftuara e parë në rubrikën “Dance With Graciano”, në Ora News, moderatorja zbuloi për herë të parë sesi ishte njohur me bashkëshortin.

Mëgjithëse kudo ka thënë se janë takuar në klub, por njohjen e parë e ka patur kur ishte i dashuri i shoqes së motrës.

“E kam takuar për herë të parë në klub. Por, ka qenë ish-i dashuri i shoqes së motrës sime. Ishim takuar, përshëndetur dhe kaq. Pas disa muajsh, ata u ndanë dhe isha në një nga klubit e kryeqytetit me shoqet e mia, ai me disa miq që i njihja dhe bashkuam tavolinat. Ai fliste pak më shumë se zakonisht, më gjeti në Facebook, folëm dhe pastaj u takuam. Jemi puthur që në takimin e parë. Kemi bashkëjetuar fillimisht. Bëjmë 9 vjet tani në prill.”- u shpreh Aulona.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuzOfXeBeOu/