Home ShowBiz Humbi të atin 8 vite më parë, Agnesa Vuthaj bën dedikimin e ndjerë
Humbi të atin 8 vite më parë, Agnesa Vuthaj bën dedikimin e ndjerë
0

Humbi të atin 8 vite më parë, Agnesa Vuthaj bën dedikimin e ndjerë

0
0

Modelja e njohur Agnesa Vuthaj në një shkrim në Instagram ka përkujtuar të atin e saj i cili u nda nga jeta 8 vite më parë.

Ish misi ka gjetur fjalët më të ndjera për babain e saj, në ditën e përvjetorit të largimit nga jeta, ku shpreh mallin që ka për të atin.

“Babë, të kujtojmë me mall e dashuri çdo ditë, çdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë! 8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lartë, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirësve që kemi në jetë. Mësuam të jetojmë e vlerësojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme… Por në kujtimet tona ti do jesh përherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohën dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar! Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm! Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë! 18.03. 2011. #inlovingmemoryofmyfather”,-u shpreh Agnesa, krahas fotos së babait.

https://www.instagram.com/p/BvJ-RwlnFEv/

Link: https://www.instagram.com/p/BvJ-RwlnFEv/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuyPM1En9pT/