Home ShowBiz U bë nënë pak ditë më parë, Linda Halimi zbulon pse nuk i shfaq fytyrën vajzës
U bë nënë pak ditë më parë, Linda Halimi zbulon pse nuk i shfaq fytyrën vajzës
0

U bë nënë pak ditë më parë, Linda Halimi zbulon pse nuk i shfaq fytyrën vajzës

0
0

Këngëtarja Linda Halimi pak ditë më parë u bë për herë të parë nënë e një vajze, ndërkohë shtatëzaninë e mbajti të fshehur për publikun.

Çifti e pagëzoi me vajzën me emrin Kaimana, por ende nuk kanë publikuar asnjë foto nga vogëlushja më fytyrë.

Ndërkohë që të shumtë janë fansat që janë kuriozë për të parë të voglën. Një ndjekës e ka pyetur Lindën se kur do ta shohim imazhin e plotë të Kaimanës.

Komentuesja mes të tjerash e pyet: “Kur do ta kemi fatin që ta shohim edhe fytyrën e vockël të saj?

Ndërkohë që Linda ka dhënë një arsyetim për këtë, duke u shprehur se për momentin ajo është shumë e vogël dhe se po pret që të rritet dhe pak.

Këngëtarja i është përgjigjur se shumë shpejt do të mund të shohim se kujt i ngjan vogëlushja.

“Së shpejti do të publikoj dhe fytyrën e saj engjëllore! Për momentin është shumë e vockël, vetëm 8 ditëshe! Sapo të mbush dhe pak ditë do t’ua prezantoj”, shkroi Halimi.

linda

Link: https://www.instagram.com/p/BvMZI70hTEp/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2015418118508068&set=pcb.2015418598508020&type=3&theater