Home ShowBiz Motra e surprizoi live në emision, moderatorja e njohur përlotet nga mesazhi
Motra e surprizoi live në emision, moderatorja e njohur përlotet nga mesazhi
0

Motra e surprizoi live në emision, moderatorja e njohur përlotet nga mesazhi

0
0

Enkelieda Zeko është një nga gazetaret e njohura sportive ne vend, e cila prej vitesh drejton emisione sportive.

E ftuar tek “Rudina” së bashku me vajzën e saj që quhet Ester, moderatorja foli mbi jetën e saj private dhe marrëdhënien me vajzën.

Gjatë intervistës ajo tregori se pas lindjes së vajzës, jeta e saj kishte ndryshuar dhe se i ishte përkushtuar së bijës plotësisht duke lënë mënjanë angazhimet e tjera.

Po ashtu ajo foli dhe për raportin e veçantë që ka me motrën e saj e cila prej 5 vitesh jeton në Romë, e cila e surprizoi me një mesazh.

Rudina Magjistari i tha të ftuarës se motra e saj ka një mesazh për të, ndërkohë gjatë dëgjimit të videomesazhit nuk munguan lotët nga ana e Enkeleidës.

“Dua të të them që jam shumë krenare për ty. Je pjesa më e rëndësishme e jetës time, kam jetuar me ty çdo moment dhe jam krenare për atë çfarë ti je. Je një grua e realizuar, je një mama e mrekullueshme dhe nuk kisha dyshime për këtë se më ke rritur mua. Ke qenë një shoqe, një motër, një mami, më ke mbështetur dhe ke qenë gjithmonë aty. Më mungon!”- tha Blerina.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvPUCKEjISA/