Home ShowBiz “Bebi nuk po lëvizte më!” Maya rrëfen stresin një ditë para se të lindte
“Bebi nuk po lëvizte më!” Maya rrëfen stresin një ditë para se të lindte
0

“Bebi nuk po lëvizte më!” Maya rrëfen stresin një ditë para se të lindte

0
0

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Maya, pak kohë më parë u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jonas.

E ftuar tek “Rudina” Maya rrëfeu emocionet si nënë dhe tregoi disa nga momentet e vështira përpara se të lindte.

“Lindja shkoi mirë, por një ditë përpara se të lindja, bebja nuk po lëvizte më për arsye të ngritjes së tensionit tim. Fillova të mendoj se diçka seriozisht nuk ishte në rregull. Dy javë para se të lindja nuk më ulej tensioni dhe u ndërpre edhe zhvillimi i bebes, nuk po merrte peshë siç kishte marrë në ato kohë. Herë të tjera kur jam futur në operacion nuk kam pasur frikë apo ankth, por kur do lindja kalova gati gati një gjendje shoku. Kur dëgjova të qarat e para të tij u qetësova”, tregoi Maya.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvRuyV3BR8H/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mHEeX1xR7UY