Home Aktualitet Ilva Tare zbulon kuptimin e emrit të vajzës, rrëfen dhe çfarë e tërhoqi tek bashkëshorti
Ilva Tare zbulon kuptimin e emrit të vajzës, rrëfen dhe çfarë e tërhoqi tek bashkëshorti
0

Ilva Tare zbulon kuptimin e emrit të vajzës, rrëfen dhe çfarë e tërhoqi tek bashkëshorti

0
0

Gazetarja e njohur për publikun shqiptar Ilva Tare, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj kuriozitetit të fëmijëve mbi jetën e saj personale dhe karrierën profesionale.

Gjatë intervistës gazetarja u pyet nga vogëlushët mbi domethënien e emrit të vajzës së saj Melody.

Ilva ka zbuluar se ka studiuar 8 vite për violinë dhe se emri i vajzës së saj lidhet me dashurinë e gazetares për muzikën. Ajo ka pohuar se vendosi ta quajë vogëlushen Melodi pasi e kanë tërhequr gjithmonë notat e pentagramit.

Më tej gjatë intervistës Ilva foli dhe për karakteristikat që e kanë tërhequr fillmishit tek bashkëshorti i saj Eduart Selami.

“Tek Eduarti më tërhoqën sjellja dhe personaliteti, por edhe një qetësi në gjykim, që jam e lumtur që e kanë trashëguar edhe dy fëmijët e mi”, – tha ajo.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvcr-gPhxPM/