Home ShowBiz Me syze dhe me flokë të kuqe, rrëfehet këngëtari i famshëm: Qaja çdo ditë!
Me syze dhe me flokë të kuqe, rrëfehet këngëtari i famshëm: Qaja çdo ditë!
0

Me syze dhe me flokë të kuqe, rrëfehet këngëtari i famshëm: Qaja çdo ditë!

0
0

Ai sot është një nga këngëtarët më të njohur në botë, me dhjetra klipe të sukseshme si dhe me shumë çmime prestigjoze të fitura, por kur ka qenë fëmijë ka rënë pre e bulizmit.

Ed Sheeran ka deklaruar se gjatë kohës që ishte fëmijë është ngacmuar dhe se qante çdo ditë në shkollë, për shkak se fëmijët e tjerë e tallnin për për flokët ginger dhe syzet e mëdha.

Gjatë një interviste për fushatën kundër racizmit, Love Music Hate Racism, këngëtari zbuloi se ishte muzika që më në fund i solli besim dhe e lejoi që të përshtatet.

“E urreja shkollën fillore, qaja çdo ditë, unë jam kuqalosh kështu që u mërzita menjëherë që nga dita kur fillova shkollën – djalosh me flokë ngjyrë të kuqe, mbaja syze të mëdha … pak i çuditshëm”, tha ai.

“Nuk kam pasur kurrë fat me femrat sepse kam qenë i çuditshëm”, deklaroi Sheeran në një intervistë.

Po gjërat ndryshuan për të mirë kur filloi të merrej me muzikë në shkollën e mesme.

“Shkova në shkollë të mesme, fillova të luaja kitarë dhe u bëra pjesë e një grupi, muzika është një nga ato gjëra që mund t’ju japë besim. Para se të merrja kitarën në dorë unë nuk bëja asgjë”, shtoi këngëtari duke zbuluar se muzika i ndryshoi jetën.

https://www.instagram.com/p/BZ_PSWmFs6C/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZ_PSWmFs6C/

Link: https://www.nzherald.co.nz/entertainment/news/article.cfm?c_id=1501119&objectid=12216237