Home ShowBiz I shajnë vajzat, Emina Cunmulaj indinjohet me ndjekësin: Unë jam e çmendur…
I shajnë vajzat, Emina Cunmulaj indinjohet me ndjekësin: Unë jam e çmendur…
0

I shajnë vajzat, Emina Cunmulaj indinjohet me ndjekësin: Unë jam e çmendur…

0
0

Modelja e njohur Emina Cunmulaj, e cila prej kohësh jeton në SHBA, ka publikuar një video ku ka paralajmëruar se do të mbyllë llogarinë e saj në Instagram.

Në një video të publikuar në Instastory, modelja shfaqet shumë e indinjuar për shkak të një komenti negativ që ka bërë dikush përkundrejt vajzave të saj.

“Po mendoj seriozisht që të mbyll Instagramin. Unë jam e çmendur dhe shumë protektive kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti që fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të nxija jetën para 1 milion njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je. Sado që dua të të uroj të vuash, më vjen keq për ty, sepse fakti që nuk e ndjen lumturinë që unë provoj çdo ditë të bën njeriun e keq që je”,-është një pjesë e fjalëve që Emina ka thënë.

Megjithatë ende nuk dihet nësë Emina do ta ndërrmarë këtë hap apo jo por ajo që mund të evidentohet lehtësisht është indinjata dhe zemërimi i modeles.

Link: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsTcmFLnh1r/