Home ShowBiz Sa e ka rrogën Ermal Mamaqi?! Moderatori flet për herë të parë për pagën!
Sa e ka rrogën Ermal Mamaqi?! Moderatori flet për herë të parë për pagën!
0

Sa e ka rrogën Ermal Mamaqi?! Moderatori flet për herë të parë për pagën!

0
0

Një nga kuriozitet më të mëdha të publikut është që të dinë sesa paguhen personazhet e njohura të ekranit.

Përballë kësaj pyetje u gjend edhe moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi, i cili shpjegoi me pak fjalë rrogën e tij.

“Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si përshembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se ti nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd”, deklaroi Ermali duke e lidhur këtë dhe më filozofinë e trajnimeve për suksesin e individit që ai realizon prej disa kohësh.

Në fakt u duk komplet e qartë që Mamaqi e shmangu përgjigjen dhe këmbënguljes për ta mësuar konkretisht rrogën e tij, ai iu përgjigj:

“Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë”- tha ai.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvmh8fylm0y/