Home ShowBiz “Kam qenë një nuse e turpshme!”, Eli Fara rrëfen detaje nga martesa me ish-burrin
“Kam qenë një nuse e turpshme!”, Eli Fara rrëfen detaje nga martesa me ish-burrin
0

“Kam qenë një nuse e turpshme!”, Eli Fara rrëfen detaje nga martesa me ish-burrin

0
0

Eli Fara është një nga këngëtaret më të mira të muzikës popullore, por 30 vite më parë ka qenë mësuese e ciklit fillor në Korçë.

Në një klasë të improvizuar në “E Diell”, moderatorët u vunë në rolin e nxënësve, Manushi në rolin e drejtorit të shkollës, ndërsa Eli Fara si mësuese.

E pyetur sesi i kujtonte ditët e para të martesës në atë kohë në shtëpinë e ish-bashkëshortit, Eli Fara rrefeu disa episode.

“Unë isha në shkollë kur u martova” – tha Eli. Më tej ajo vijoi duke treguar se: Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”-habiti me deklaratën e saj ajo.

Këngëtarja pohoi se i respektonte të gjitha zakonet e shtëpisë tamam si një nuse me taban.

Pyetjes se kur filloi të hante tamam bukë, Eli Fara i dha një përgjigje epike: “Kur u ndava”!

Link: https://www.youtube.com/watch?v=E6DdPmphIV0

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Bu30anwBWfQ/