0
0
Miliarderi iranian Sasha Sobhani, i cili njihet në showbizzin shqiptar si ish i dashuri i Morena Tarakut, pasi i dha fund lidhjes me këngëtaren shqiptare, duket se tashmë është fiksuar pas modeles Vildane Zeneli.
Sasha është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe vazhdimisht reklamon jetën e tij luksoze, ndërkohë që së fundmi ka publikuar në Instastory një foto të modelesë Vildane Zeneli e veshur mjaft sexy.
Sasha ka mbivendosur një emoji të zjarrit, ndërkohë që fton fansat të komentojnë nëse bukuroshja shqiptare është “flakë fare”.
Megjithatë ende nuk dihet mbi marrëdhënien e tyre, ndërkohë që ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Link: https://www.instagram.com/stories/sasha_sobhani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuSDBQpAdhP/