Aktorja e humorit Albana Caci, e njohur ndryshe me personazhin e ‘Bukrës’ tek spektakli i humorit Portokalli, feston sot ditëlindjen.
Ditën e sotme aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, momente me miqtë dhe personat e afërt që e kanë uruar për ditëlindje.
Por ato që e kanë bërë më të veçantë festën e Albanës, janë aktorët e spektaklit “Portokalli”, të cilët e kanë surprizuar aktoren, aq sa ka filluar të qajë nga lumturia.
“Faleminderit familja ime madhe. Nuk do ti harroj kurre keto emocione. U rrita bashke me ju gjithe keto vite. Jeni jeta ime. Ju falenderoj pa fund per cdo moment emocioni, dashurie, mesimi dhe terheqje, vemendje qe me keni dhuruar.”- shkruan aktorja në videon e postuar në Instastories.
Link: https://www.instagram.com/stories/pipialbana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BpKfRewnK6g/