Home Aktualitet Arti në zi! Vdes duke perfomuar aktori i njohur i humorit!
Arti në zi! Vdes duke perfomuar aktori i njohur i humorit!
0

Arti në zi! Vdes duke perfomuar aktori i njohur i humorit!

0
0

Komediani veteran britanik Ian Cognito ndërroi jetë gjatë një performance në skenë.

Komediani 60-vjeçar u ul në një stol dhe teksa po perfomonte filloi të merrte frymë me vështirësi.

Sipas mediave ndërkombëtare, një prej anëtarëve të stafit tha se publiku në Bicester mendoi që ishte shaka dhe njerëzit vazhduan të qeshnin. Por pas disa minutash kur nuk po lëvizte më, stafi u shqetësua dhe thirri ambulancën.

Më tej disa nga organizatorët u shprehën se Cognito nuk ishte ndjerë mirë që përpara fillimit të shfaqjes, por kishte këmbëngulur që të dilte në skenë. Ai madje bëri shaka me këtë gjë, duke i thënë publikut “imagjinoni sikur të vdisja para jush sot!”

Link: https://edition.cnn.com/2019/04/12/entertainment/ian-cognito-comedian-dies-bicester-intl-scli-gbr/index.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwPNdMGAW9x/