Home ShowBiz Rrëfehet Adrola Dushi, flet për tradhëtine: Kjo është periudha më veshtirë e jetës time!
Rrëfehet Adrola Dushi, flet për tradhëtine: Kjo është periudha më veshtirë e jetës time!
0

Rrëfehet Adrola Dushi, flet për tradhëtine: Kjo është periudha më veshtirë e jetës time!

0
0

Modelja e njohur Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura shqiptare, e cila tashmë prej vitesh e ka zhvilluar karrierën e saj në SHBA dhe në trojet shqiptare.

Modelja e njohur ka qenë pjesë e mediave rozë për shkak të jetës së saj private pas divorcit nga Adis Patushi, me të cilin ka edhe një djalë

Gjatë një interviste për “Prive”, modelja e njohur ka zbuluar se ka përjetuar tradhëtinë, megjithëse nuk ka bërë me dije nëse ka qenë ish i shoqi që e ka lënduar apo jo.

“E urrej tradhtinë. Jo vetëm tradhtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lenduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon”-ka treguar ajo.

Më tej modelja e njohur ka rrëfyer se është një një fazë tranzitore në jetën e saj, ndërkohë që ka shtuar se është faza më e vështirë e jetës.

“Jam në trazicion timin dhe akoma nuk e di se ku do të jem, ku jam, çfarë do të bëj, Troi, jeta ime, puna ime dhe e ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Mendoj se kjo është faza me e vështirë e jetës time, edhe pse po qesh kur e them këtë.”- u shpreh Adrola.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=468&v=W3ldmwMICvM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwP8XpThVhK/