Home ShowBiz Tha se nuk paguhej mirë, Alba Çobaj zbulon sa e ka rrogën tek ‘Klani’
Tha se nuk paguhej mirë, Alba Çobaj zbulon sa e ka rrogën tek ‘Klani’
0

Tha se nuk paguhej mirë, Alba Çobaj zbulon sa e ka rrogën tek ‘Klani’

0
0

Moderatorja Alba Çobaj disa kohë më parë, u shpreh në media se ishte e pakënaqur me punën në ekran dhe se në televizionet shqiptare nuk ka paga të mira dhe liri.

“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media.”- u shpreh Alba.

E pyetur pikërisht për këto deklarata të thëna më parë në emisionin “Thumb”, Alba tha se tani që punon në televizionin “Klan”, është e kënaqur me pagën e saj.

“Të dëgjon Zoti ndonjëherë. U përmbushën pritshmëritë pasi ishte një format që më përshtatej, i lirshëm, plot energji. Unë nuk dal jashtë vetes sime. Padiskutim që edhe unë paguhem aq sa doja. Tani ajo dëshira nuk ka fund. Me këto kushte që jemi në Shqipëri jam shumë e kënaqur, gjynah të qahem. Eshtë shumë e lodhshme ka shumë impenjim. Televizioni nuk ka orar, është e vështirë por në fund të ditës merr ato vlerësimet e mira.”, ka treguar Alba pa zbuluar shifra konkrete.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=uMjyP3BQiAA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv3tGssDYmh/