Ditën e sotme aktori i njohur i humorti Elvis Pupa publikoi një foto ku shihej se kishte mbjellë flokë, ndërkohë që shkruante më humor se kaq shumë leshëra s’ka pasur kurrë në jetë.
Ndërkohë të shumta ishin komentet që u bënë në profilin e aktorit, të cilët e uronin dhe e komplimentonin për look-n e ri.
Por ato që ranë në sy ishin komentet e këngëtares Artiola Toska, e cila e pyeste se çfarë duhet ti sillte për “qokë”, në të tilla raste.
Artiola: “I gëzofsh. Ç’a sillet për qokë?”
Elvis: “Piastër, se më është djegur hekuri!”
Artiola: “S’kam. Ajo që bën tostin të bën punë?”
Elvis: “Lëre fare. Sill bigudinat dhe jemi në rregull.”
Artiola: “U krye! Faleminderit që më lehtësove. Më mungon shumë”, ka qënë dialogu mes aktorit dhe këngëtares, ndërkohë që ka shkatuar mjaft të qeshura.
Link: https://www.instagram.com/p/BwTezUogy1s/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BhUWATKl_Qh/