Home Aktualitet Shkrumbimi i Katedrales, miliarderi dhuron shumën marramendëse për rindërtimin e saj
Shkrumbimi i Katedrales, miliarderi dhuron shumën marramendëse për rindërtimin e saj
0

Shkrumbimi i Katedrales, miliarderi dhuron shumën marramendëse për rindërtimin e saj

0
0

Pas disa orësh ankth, lutje dhe luftë me flakët, zjarrfikësit bënë të mundur që të shpëtojnë një pjesë të Katedrales së Notre Dame.

Ndërkaq në të gjithë Francën ka nisur fushata për mbledhjen e fondeve, për të rikonstruktuar Katedralen e famshme, e cila ishte simbol jo vetëm i Parisit, por i gjithë Francës.

Burri miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame pas zjarrit katastrofik.

Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault, bëri të ditur shumën që do të dhuronte vetëm disa orë pas tragjedisë.

Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.

Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare.

Katedralja mesjetare përfundoi së ndërtuari në shekullin e 13-të dhe sot, konsiderohet po aq kryevepër arkitekture, sa edhe një simbol fetar.

https://www.instagram.com/p/BwTRArthRSP/

Link: https://www.instagram.com/p/BwTRArthRSP/ https://www.thesun.co.uk/news/8872034/notre-dame-cathedral-fire-donations-news/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwSNUeXl61c/