Disa ditë më parë në një postim në Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e njohur në mbarë botën, zbuloi se ishte përfshirë në një projekt bamirësie.
Dua udhëtoi drejt Libanit me një mision të “UNICEF”, për të takuar familjet refugjate.
Por postimi i saj nxiti edhe komente që e akuzonin këngëtaren, se po ndihmon persona në Lindjen e Mesme, ndërkohë që mund të ndihmojë njerëzit në Kosovë.
“Ndihmo njerëzit e tu Dua. Plot shqiptarë të Kosovës vuajnë, janë pa shtëpi, pa ushqim. Por sërish, shkon në Lindjen e Mesme për të ndihmuar arabët dhe harron njerëzit e tu,” shkruan në Tëitter ndjekësi.
Mirpo ky koment nuk ka kaluar pa përgjigje nga këngëtarja e cila shkruan në Twitter:
“Kam themeluar një fondacion në Kosovë që bën pikërisht gjërat që përshkrove ti që prej 2016-s. Quhet Sunny Hill Foundation. Mund të shohësh gjithë ç’kemi bërë në faqen tonë zyrtare,”- shkruan Dua, ndërkohë që vendos edhe një zemër.
I have started a foundation in Kosova to do exactly that since 2016. It’s called #SunnyHillFoundation You can check out all the work we’ve done since via our official website https://t.co/jcPbsjfD8X ❤️ https://t.co/IMADJd3Ywb
— DUA LIPA (@DUALIPA) April 15, 2019
Link: https://twitter.com/DUALIPA/status/1117809886606262275
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwRifULFzSH/