Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë Bujar Asqeriu ishte i ftuar special së bashku me bashkëshorten e tij ditën e djeshme tek “Rudina”.
Aktori i mirënjohur foli për jetën e tij profesionale dhe karrierën, por rrëfeu edhe disa detaje nga jeta e tij private.
Bujari ka zbuluar se ai ka dy emra, një që e thërrasin të gjithë dhe një të ligjshëm. Historia e emrit të tij lidhet me një tragjedi që ka ndodhur vite më parë në familjen e aktorit.
“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai është ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh. Nëna më kishte treguar se kur ishte zgjuar një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. ‘Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela’, më thoshte nëna. Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjëndjes civile i kishte thënë: ‘Çfarë është ky emri lumi?’. Ata ishte stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por vazhdimisht më thërrisnin Drini. E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin në emrin e që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thërreth Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”, ka rrëfyer aktori.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwZ4LdsD2Xv/