Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani janë në një lidhje prej gati 3 vitesh.
Ato të dy janë njohur në ambientet e “IN Tv” gjatë kohës kur edhe Alfio kishte një program të tijin në këtë televizion.
E ftuar në emisionin “Thumb”, Fatma ka zbuluar disa detaje nga marrëdhënia me Alfion. Fatma ka treguar gjatë intervistës në emision një moment grindjeje me Alfion, kjo pasi ky i fundit nuk kishte parë kurrë programin që Fatma drejton.
“Po sikur të them që Alfio nuk e ka parë kurrë emisionin?! Ne jemi zënë dhe s’kemi folur dy ditë për këtë punë, si s’është çudi. Unë isha gati të ikja nga shtëpia, nuk është normale fare. Po e mora vesh se po bënim një intervistë për një revistë. Ishim të dy në kafe me gazetaren dhe ishim në fazën e mjaltit. Dhe një moment e pyesin: Po mirë çmendon për emisionin e Fatmës?
Dhe Alfio kur ndihet komod, fillon dhe s’ka filtra fare; Ah unë nuk kam parë asnjë episod tha. Si një gjë normale.
Unë aty e shoh dhe i them: Dy sekonda, si mo s’ke parë emisionin tim ti?
Aty nuk u bë më intervista se ne u zumë. Ua po si mos të më shohi mua? Vetëm kur më ka parë në backstage kur kalonte në kohën që punonte në IN Tv. Dhe unë isha duke thënë domethënë, domethënë shumë herë dhe më tha: Sa shumë e thua domethënë ti në emision?”,- ka treguar me humor moderatorja e “Fun Day”.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Brphh0unpz3/