Këngëtarja Soni Malaj ishte ditën e djeshme e ftuar në emisionin “E diell”, ku foli rreth koncertit recital që do të mbaj më datën 1 Maj, tek Amfietari i Liqenit Artificial në Tiranë.
Veç të tjerash, këngëtarja e njohur foli edhe për ndarjen nga jeta të babait të saj, ku u shpreh se do ti mungonte shumë në koncertin që do të zhvillojë.
E pyetur nëse do i mungojë i ati ditën e koncertit, Soni Malaj është përgjigjur e përlotur duke thënë: “Unë kam dashur shumë që ai të më shikonte në një recital sepse gjithmonë më ka parë në festivale. E vuante shumë atë pjesën emocionale dhe pjesën e çmimeve, madje më është lutur të konkurroj me këngën ‘Ndarja’ në ‘Top Fest’ sepse më thoshte se emocionohej kur e këndoja” – kujton ajo.
Ky moment delikat nuk ka kaluar pa u ndjerë dhe nga të gjithë të pranishmit në studio, veçanërisht nga moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka nisur të lotojë.
Po ashtu këngëtarja i është përgjigjur dhe pyetjes se si e ka përballuar ajo ndarjen nga jeta të babait dhe divorcin duke shtuar:
“Më beso që me ndarjen nga jeta të prindit nuk ka krahasim, të tjerat janë pjesë të jetës, zgjedhjet nuk shkojnë ashtu siç duhet, por gjëja më e tmerrshme në jetën e një njeriu është kur ndahet nga jeta një familjar. Nuk kalohet lehtë më besoni” ka rrëfyer e përmalluar ajo.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=6iYw_TBA4_0
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=6iYw_TBA4_0