Modelja Heidi Lushtaku dhe boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, janë dy personazhe shumë të përfolur në showbizzin shqiptar.
Çifiti i njohur është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë i shprehin dashurinbë njëri-tjetrit publikisht me dedikime speciale.
Së fundmi, Heidi dhe Robin kanë dhënë një intervistë për revistën “Who” ku kanë rrëfyer shumë gjëra për jetën e tyre personale.
Heidi dhe Robi rrëfyen se shumë shpejt kanë ndër mend që dashurinë e tyre shumëvjeçare ta kurorëzojnë me martesë.
“Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqëndruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh. Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha. Është qëllimi i jetës sonë për të pasur një familje me shëndet dhe lumturi.”, ka përfunduar çifti i njohur.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrBfD8zgiJW/